‘O moj Serbi…’, Granit Xhaka e shijon në maksimum këngën që i dedikohet atij dhe heronjve të Kosovës (video)

29 dhjetor 2022 | 15:47

Granit Xhaka është njëri prej njerëzve më të urryer në Serbi. Ylli shqiptar ishte njëri prej shkaktarëve kryesorë në eliminimin e Kombëtares së Serbisë në dy kampionatet e fundit botërore.

Futbollisti nga Kosova e ka shënuar njërin nga dy golat e famshëm në Rusi, bashkë me Xherdan Shaqirin, duke i eliminuar serbët, ndërsa javë më parë ishte i jashtëzakonshëm dhe protagonisti kryesor në fitoren ndaj Serbisë, ku shënoi gol Xherdan Shaqiri.

E për këtë, Xhaka është bërë pjesë e një kënge patriotike, e publikuar në rrjetin social “Tiktok”, ku përmenden fytyrat publike, heronjtë dhe patriotët shqiptarë, përfshirë këtu edhe vetë futbollistin e Arsenalit, i cili me atë që e ka bërë përmes futbollit konsiderohet si një hero në Kosovë.

E ai ishte pjesë e një ahengu dhe i qëndroi afër këngëtarit dhe e shijoi në maksimum këtë këngë, siç shihet në video.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka komentuar në lidhje…