Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për situatën e fundit në vend

29 dhjetor 2022 | 19:14

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Presidenca ka njoftuar se në takim u diskutua për mundësitë dhe rëndësine e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023, gjersa presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Muharrem Nitaj Në këtë vend, qençe do të jetohet,…