Pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura

29 dhjetor 2022 | 19:36

Pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të jenë ende të mbyllura.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, këto dy pika vazhdojnë të jenë ende të mbyllura përkundër faktit se bllokadat në rrugët që shpien tek këto dy pika kufitare kanë nisur të hiqen nga vetë grupet kriminale që i vendosen.

Ndërsa, pritjet në pikat e tjera kufitare vazhdojnë të jenë të vogla, ku pritjet më të gjata janë tek Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa për të dalë deri në 20 minuta.

Kurse, pritjet për të hyrë e për të dalë tek pika kufitare në Merdarë nevojiten 3 deri në 5 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas heqjes së barrikadave ka…