Ja sa është pasuria që trashëgojnë pasardhësit e Peles pas vdekjes së tij

30 dhjetor 2022 | 13:53

Pasuria që Pele lë për trashëgimtarët, e kalon vlerën e 100 milionë dollarëve. Sipas faqes së specializuar “Celebrity Net Wort”, fituesi i tre kupave të botës e ka grumbulluar këtë pasuri gjatë gjithë jetës, pasi ai nuk ishte vetëm një ish-futbollist por edhe imazhi më përfaqësues i Brazilit.

Në këtë mënyrë, të ardhurat nuk i siguroi vetëm nëpërmjet futbollit gjatë viteve kur luajti por edhe prej kontratave të majme publicitare, të drejtave të shfrytëzimit të imazhit dhe shumë kanaleve të tjera që kanë pak lidhje me lojën se cilës i dha shumë, pothuajse gjithçka.

Ndërkohë, të shumtë janë njerëzit që i kanë dedikuar mesazhe ish-sulmuesit, mes të cilëve edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden i cili shkruan: “Për një sport që bashkon si asnjë tjetër, rritja e Peles nga lagjet e varfëra deri në një legjendë të futbollit, është një histori e vërtetë për të treguar se gjithçka është e mundur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili ka shpallur tri ditë zie pas vdekjes së yllit…