Digjet një banesë nga hedhja e mjeteve piroteknike në Fushë Kosovë

31 dhjetor 2022 | 22:06

Një banesë ka marrë flakë në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë ku sipas banorëve të kësaj lagje, banesa është djegur nga fishekzjarrët.

Banorët e kësaj ndërtese rrëfejnë se banesa ishte kapluar nga zjarri nga fishekzjarret që janë hedhur për festën e Vitit të Ri. Sipas banorëve, në ndërtesë nuk ka pasur njerëz megjithatë nga hedhja e mjeteve piroteknike është rrezikuar jeta e komunitetit.

Për pasojë, banorët janë evakuuar nga ndërtesa ndërsa Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes.

Për ta lokalizuar zjarrin është nevojitur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U nda tragjikisht nga jeta ish ushtari i Brigadës  135…