Kante do të mbetet te Chelsea

03 janar 2023 | 11:29

N’Golo Kante pritet që të vazhdojë ende qëndrimin te Chelsea.

Mesfushori është duke e kaluar sezonin e fundit të kontratës, teksa rreth të ardhmes së tij po vazhdojnë spekulimet.

Kante ka bërë vetëm tre paraqitje për “Blutë” këtë sezon për shkak të problemeve të lëndimeve dhe ai u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në mesin e tetorit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, prioritet i francezit vazhdon të jetë qëndrimi te Chelsea.

Romano pretendon se diskutimet tani janë “në kushte të ndryshme”, me Chelsea që besohet se po bën përparim në përpjekjen e tyre për të mbajtur mesfushorin me përvojë.

“Prioriteti i N’Golo Kante ka qenë gjithmonë Chelsea dhe Premierliga. Kante tani është në bisedime me Chelsean për kushte të ndryshme, kjo është arsyeja pse situata tani është hapur përsëri”.

“Disa muaj më parë dukej vërtet e komplikuar, por situata është ndryshe tani. Barcelona dhe Al-Nassr nuk kanë arritur kurrë ndonjë marrëveshje me Kanten, vetëm interesim normal, por tani është një situatë e hapur”, ka shkruar Romano në rubrikën e tij për “CaughtOffside”.

31-vjeçari është pjesë e klubit nga “Stamford Bridge” që nga viti 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit janë ende duke u përpjekur të zbulojnë se çfarë…