![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/vlora-citaku.jpg)
Çitaku: Kurti as nuk di, as nuk do që të qeverisë
03 janar 2023
| 16:59
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka krituar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qeverisjen e tij.
Çitaku ka shkruar në “Facebook” se Kurti as nuk di por as nuk do të qeverisë.
Ajo theksoi se Kosova e ka një kryeministër i cili do të mbajë ders (fjalime).
“Kosova e ka një Kryeministër që don me mbajtë ders, po që nuk din e qe besa as nuk don me qeverisë. Kaq për të dhe qeverisjen Kurti”, ka shkruar Çitaku.