Ja çfarë i kishte thënë Pele gazetarit shqiptar për Nënë Terezën, Kosovën dhe shqiptarët

04 janar 2023 | 14:34

Futbollisti legjendar brazilian Edson Arantes do Nascimento, i njohur nga të gjithë si Pele, u varros pas një ceremonie dyditore në Brazil.

Pele, vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Ceremonia zgjati dy ditë, deri në mbrëmjen e djeshme, kur ai u varros.

Pele është varrosur në katin e nëntë të varrezave me pamje nga stadiumi Santos, vendi ku ai bëri emër gjatë karrierës së tij.

Trupi i tij u vendos në një arkivol të hapur në tokën e Santos, ku e përcolli djali i tij Edinho, i cili ishte shumë i emocionuar gjatë ceremonisë.

Në mesin e atyre që erdhën për t’i dhënë lamtumirën Peles ishte edhe motra dhe nëna e tij, Dona Celeste. Në moshën 100-vjeçare, kjo e fundit nuk e kishte parë të birin në shtratin e vdekjes dhe nuk e dinte që ai kishte vdekur, por dikur e mori vesh dhe iu bashkua ceremonisë së varrimit, raporton gazeta zvicerane në shqip “Le canton27.ch”.

Më shumë se 230 mijë persona i dhanë lamtumirën Peles, i cili në dy ditët e fundit erdhi për të nderuar legjendën e madhe të futbollit.

Pele, gazetarit shqiptar Nefail Maliqi: Jo vetëm ju si shqiptarë por edhe ne brazilianët dhe mbarë bota krenohemi me Nënë Terezën

Nefail Maliqi, gazetari i vetëm shqiptar që kishte intervistuar legjendën e futbollit botëror, Pelen, lajmin për vdekjen e tij e ka pritur me trishtim të madhe cili ka ngushëlluar familjen e tij.

“Ngushëllime të sinqerta në emrin tim personal dhe në emër të kombit tim shqiptar – juve familja Edson Arantes do Nascimento për humbjen e të dashurit tuaj dhe mikut tonë, legjendës së planetit! Bota sot humbi një yll, një shkëlqim me të cilin u rritëm dhe na gëzonte shpesh me golat e tij. Adios Pele, Zoti të shpërbleftë në parajsë. E nderuar familja e Peles, ju ngushëllova për tri arsye: E para, e kisha mik dhe ishte i afërt dhe i dashur me ne gazetarët por edhe kishte respekt ndaj popullit, kombit tim, i cili sa herë jem takuar në çdo intervistë me pyeste, si është Kosova? Ju shqiptarët jeni me zemër të madhe, jeni jo vetëm futbollistë të mirë por edhe sportistë, aktorë dhe këngëtarë të shkëlqyer”, thuhet në ngushëllimin e gazetarit të njohur në Gjenevë, Nefail Maliqi, i cili kishte pasur rast dhe fat ta intervistonte dy herë Pelen.

No description available.

Se sa ka dëgjuar për Kosovën dhe shqiptarët, legjenda e futbollit botëror Pele i ishte përgjigjur gazetarit ndërkombëtar Nefail Maliqit duke qeshur “hahaha”.

“Kush nuk ka dëgjuar për Kosovën – shqiptarët?!.. Jo vetëm ju si shqiptar por edhe ne brazilianët dhe mbarë bota krenohemi me Nënë Terezën. Çdo njeri ka dëshirë të vdes si ajo me zemër dhe vepra humane, që ishte shembull e humanizmit dhe solidaritetit. Ju jeni një big nation!”, kishte thënë Pele..

Gazetari Maliqi tregon për personalitetin e Peles. “Pele kishte një afërsi me ne gazetarët por edhe kishte respekt ndaj popullit,kombit tim, i cili sa herë jem takuar në çdo intervistë me pyeste, si është Kosova?”, ka treguar kolegu ynë Nefail

Maliqi, duke kujtuar takimin e tij të parë me legjendën e futbollit botëror,Pelen.

“Ju shqiptarët jeni me zemër të madhe, jeni jo vetëm futbollistë të mirë por edhe sportistë, këngëtarë dhe aktorë të shkëlqyer. Kam dëgjuar disa emra, yje botërore të muzikës dhe filmit. Kam dëgjuar fjalë të mira për Shaqirin, Xhakën, Canën dhe të tjerë. Shpresoj se futbolli shqiptar do të arrijë suksese jo vetëm në Zvicër, por edhe në majat e Evropës. Por, jeni edhe një popull i mirë, popull fisnik dhe liridashës. Kjo u dëshmua në luftën e fundit!”, kishte theksuar Pele në intervistën e parë dhe të vetme dhënë gazetarit të njohur shqiptar, Nefail Maliqit, shkruan gazeta zvicerane “Le Canton27.ch”.

“Unë, një gjë nuk e kam të qartë, nëse ju në Kosovë qenkeni shqiptar dhe ata në Shqipëri po ashtu shqiptare, pse ju nuk keni një kombëtare? Sikur sot që ka Gjermania edhe pse dikur ishin dy shtete”, kishte thënë legjenda e futbollit botëror, Pele.

Sipas gazetës “Le Canton27.ch” Pele kishte vizituar Zvicrën tri herë. Së fundit ishte në Gjenevë (18 nëntor 2007) në kuadër të promovimit të një projekti të quajtur me emrin e tij “Campus Pele” i cili me pas ka vizituar edhe Lozanën (FC Lausanne-Sport).

No description available.

Në vazhdim ai e ka pyetur gazetarin Maliqi se jeton në Zvicër, meqë e kishte takuar Pelen në Gjenevë? Maliqi ishte përgjigjur: “Po jetoj në Zvicër që 20 vite”.

Pele ia ktheu: “Jeni me fat. Gjithkush ëndërron dhe dëshiron të jetojë në këtë vend të bukur në Zvicër, bile edhe unë kam ëndërruar dikur kur isha i ri. Po të them një gjë zotëri jurnalist shqiptar, të jetosh sot në Zvicër më shumë se fat është privilegj!”.

Gazetari Maliqi tregon se pasi kishte përfunduar bisedën dhe kafen me Pelen u ndanë duke shtrënguar duart fortë, me fjalët:

“Faleminderit zotëri Maliqi për intervistën. Ishte kënaqësia ime që kam takuar për herë të parë një gazetar shqiptar. Ju lutem ma dërgoni gazetën edhe pse ndoshta nuk e kuptoj gjuhen, por dua ta kem kujtim dhe ta ruaj me kënaqësi..Ju gazetarët jeni më shumë se zëdhënës të së vërtetës, jeni ambasador të paqes dhe njerëzimit”.

“Ashtu edhe kishte ndodhur, pasi publikova intervistën ia kam dërguar gazetën në Brazil”, ka bërë me dije Maliqi.

Linku i shkrimit: https://lecanton27.ch/pele-varroset-me-nderime-te-larta-shkoi-te-nena-tereza-qe-e-adhuronte-shumeja-cfare-ai-i-thote-gazetarit-shqiptar-per-kosoven-dhe-shqiptaret/?fbclid=IwAR20PM8z0PkRFkAqGVGZTo6QY1ubBoBdWp977Yis8PQWs6SQZFayNqBzuGw

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria japoneze ka rritur stimujt për të joshur njerëzit  të…