Artikulli i ‘BBC’-së për Alpet Shqiptare, Rama: Një ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë

04 janar 2023 | 15:09

Pas publikimit të artikullit për Alpeve Shqiptare nga “ BBC Travel”, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama ka shkruar se artikulli vjen si një ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë në sezonin që nis shumë shpejt.

“Prej dekadash, pak udhëtarë dinin diçka për plazhet e arta të Shqipërisë, malet e egra dhe gjurmët romake e otomane. Por që prej viteve kur ky komb ballkanik u hap me vetëdije ndaj botës, ka tërhequr udhëtarët e etur për të zbuluar një nga qoshet e fundit të egra dhe më pak të eksploruara të Evropës”, ka shkruar Rama duke cituar një pjesë nga artikulli.

Ai ka shtuar se artikulli i “BBC”-së është “një ftesë e parfumosur me aromën e detit, lulet e alpeve dhe mikpritjen mbresëlënëse të shqiptarëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar…