Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore dhe atij Ekonomik

04 janar 2023 | 15:50

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kanë nënshkruar kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik.

“Kënaqësi të takohem me rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halil Geci, ka njoftuar se sot bashkë me familjarë të…