Lidershipi i BE-së duhet t’i kërkojë Serbisë ta njohë Kosovën

04 janar 2023 | 15:37

Ish-sekretari i Shtetit të Zvicrës për Politikë të Jashtme, Michael Ambuhl, ka kërkuar nga lidershipi i Bashkimit Evropian (BE) që në vend të, siç i ka quajtur ai, politikave qetësuese, të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën.

“Në vend të një politike të vazhdueshme qetësimi, lidershipi i BE-së më në fund duhet të kërkojë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Por për ta bërë këtë, ajo së pari duhet të krijojë një doktrinë të brendshme të unitetit të BE-së dhe të sigurojë që të 27 shtetet e BE-së të pranojnë pavarësinë”, ka deklaruar ai për mediumin zviceran “Der Bund”.

Ish-diplomati zviceran ka komentuar edhe vendimin e Zvicrës që ushtarët “Swisscoy” të ktheheshin nga Kosova në vendin e tyre dhe të përfundonin misionin. Ai një gjë të tillë e ka quajtur si vendim të gabuar.

Ambuhl ka thënë se prezenca ushtarake e Zvicrës vlerësohet nga pala kosovare dhe ajo serbe.

“Si kosovarët ashtu edhe serbët vlerësojnë ushtarët tanë dhe Zvicrën si një vend që qëndron për rregulla të drejta dhe sundim të ligjit”, është shprehur Ambuhl.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Milanit e ka nisur me këmbën e mbarë…