Familjarët e përcjellin në burg Gani Gecin për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

04 janar 2023 | 15:44

Halil Geci, ka njoftuar se sot bashkë me familjarë të tjerë e kanë përcjellë Gani Gecin për në burg ku edhe do ta vuaj dënimin me 3 vjet e gjashtë muaj për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

“Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykatës i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj, neve si vëllezër me djemtë tonë dhe miqtë e shokë po e përcjellim që vëlla  i jonë me përkushtim i nënshtrohet dënimit. Urojmë të kthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar Halil Geci.

Më 30 nëntor 2022 Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit dhe kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore që kishte dënuar Gecin me 3 vite e gjashtë muaj burg.

Sipas vendimit, Gani Geci ka qëndruar në paraburgim prej 22 gushtit të 2014 deri 3 qershor 2016, kohë e cila do t`i llogaritet në dënimin e plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari i Shtetit të Zvicrës për Politikë të Jashtme, Michael…