Stoltenbergu: E rrezikshme të nënvlerësohet Rusia

05 janar 2023 | 11:22

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të enjten se do të ishte e rrezikshme të nënvlerësoheshin ambiciet e Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin në mes të luftës në Ukrainë.

“Ata kanë treguar një gatishmëri të madhe për të toleruar humbjet dhe vuajtjet”.

“Nuk kemi asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar planet dhe qëllimet e tij në Ukrainë. Kështu që është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë”, ka thënë Stoltenbergu në një konferencë biznesi në Norvegji, raporton “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka Sa entuziazëm për zgjedhjet për Këshillin Kombëtar…