Memorandumi SHBA -Serbi: Një oficer serb për ndërlidhje vendoset në State Department

05 janar 2023 | 15:41

Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë, ka njoftuar për nënshkrimin e një memorandumi në mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja është nënshkruar mes Daçiqit dhe ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Sipas marrëveshjes, një oficer serb do të vendoset për ndërlidhje në Departamentin e Shtetit, raporton N1.

Daçiq ka thënë se ka dallime në mes Beogradit dhe Uashingtonit, por shton se duhet të kenë marrëdhënie strategjike.

Ai ka pohuar se tani mirëpresin vizitën në Serbi të këshilltarit të Departamentit të Shtetit Derek Chollet më 12 janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka mbështetur deklaratën e ambasadorit…