Benjamin Agyare rikthehet te Drita
05 janar 2023
| 15:45
Benjamin Agyare është rikthyer te Drita pas huazimit katër mujor te Drenica. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale.
“Benjamin Agyare rikthehet tek klubi ynë pas një huazimi katër mujor te Drenica. Agyare kishte nënshkruar me ne në verën e vitit kaluar deri me 30.06.2025 dhe më pas u huazua tek Drenica për të debutuar në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.