Ish-policit Dejan Pantiq i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj

05 janar 2023 | 18:17

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që Dejan Pantiqit të ia vazhdojë masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj.

Sipas kësaj gjykate, masa e arrestit shtëpiak vazhdohet deri më datën 09.03.2023.

“Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.01.2023 ka marr aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i vazhdohet  masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje edhe për dy muaj, ashtu që arresti shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.03.2023”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka “zbarkuar” në lokalin “Kobra City”. Aty Njësia e…