Petkoviqi qëndron në Kosovë për Krishtlindje

06 janar 2023 | 12:14

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do ta vizitojë Kosovën me rastin e festave të Krishtlindjes më 6 dhe 7 janar, njoftoi sot zyra e tij, shkruan “b92”.

Sipas raportimeve, në ditën e Krishtlindjes, Petkoviqi do të marrë pjesë në djegien e pemës së Krishtlindjes në Zubin Potok, në portën e Kishës Svete Trojice në orën 16:30, pas së cilës do të bisedojë me qytetarët e mbledhur aty.

Më pas, raportohet se në mesnatë në manastirin e Banjskës do të marrë pjesë në Liturgjinë e Krishtlindjes.

Petkoviq të shtunën, më 7 janar, do të jetë në Zveçan, sipas zakoneve të Krishtlindjes, në mëngjes në familjen e Sreçko Vasiqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdon të jetë shumë…