Guvernatori i BQK-së: Deficiti tregtar po e pengon rritjen ekonomike

06 janar 2023 | 14:19

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se deficiti tregtar është duke ndikuar negativisht në aktivitetin ekonomik të Kosovës, ashtu si edhe inflacioni i lartë.

Përderisa norma e inflacionit, sipas tij, pritet të bjerë në pjesën e dytë të vitit 2023, Mehmeti thotë se duhet të punohet më shumë që struktura e ekonomisë të ndërrohet në favor të ndërmarrjeve prodhuese.

Kosova varet skajshmërisht nga produktet e importuara, ndërsa vlera e eksporteve të saj është shumëfish më e vogël.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Mehmeti flet edhe për valutën kombëtare dhe thotë se BQK-ja i ka ndërmarrë të gjitha masat për zbutjen e efekteve negative të mospasjes së saj.

Për krijimin e rezervave të arit, ai thotë se duhet të ketë vendim nga autoritetet qeveritare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thierry Henry është duke kërkuar ta marrë drejtimin e kombëtares…