Hoti godet pushtetin: Si erdhi puna të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!

06 janar 2023 | 14:51

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar drejtuesit e shtetit për çështjen e mosnjohjes së Kosovës.

Ai ka thënë se kur bashkëpunonin me partnerët e saj, njohjet për Kosovën vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë.

“Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?! Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.  Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë.  Çudi!”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian tashmë i kanë dhënë…