107 studentë nga Lugina pranojnë bursa prej 1 mijë eurosh të financuara nga Kosova

06 janar 2023 | 16:26

107 studentë nga Lugina e Preshevë kanë pranuar bursa prej 1 000 eurosh, të cilat financohen nga Qeveria e Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi.

“Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, 107 studentët më të mirë sot nënshkruan vërtetimin mbi pranimin e bursës prej 1 mijë eurove, bursa këto, për herë të parë të financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës për studentët e Luginës”, ka shkruar Musafi në “Facebook”.

Ai është shprehur krenar me bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës.

“Krenar që po hapim këtë vit me prezencën e tyre, e që bashkërendimi e bashkëpunimi institucional mes Këshillit Kombëtar Shqiptar e Qeverisë së Republikës së Kosovës është si kurrë më parë, në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë”, ka shkruar Mustafi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëdhëniet me…