Kurti për koeficientin e pagave: S’po mbahet fshehtë, po përllogaritet

06 janar 2023 | 16:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët edhe të premten se pse nuk po bëhet publik koeficienti për pagat.

Kurti ka thënë se ai është ende duke u përllogaritur, derisa ka bërë me dije se kjo do të bëhet  me dije brenda muajit.

“S’ka asgjë këtu që mbahet fshehur. I takon administratës publike, që është në kuadër të Ministrisë së Brendshme, ta sjellë këtë përllogaritje sa më parë. Ajo që dihet është se buxheti i gjithëmbarshëm është se 745 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi është bërë objektiv i skuadrave të njohura spanjolle,…