Edhe ambasadori Rohde dënon plagosjen e dy të rinjve serbë

06 janar 2023 | 23:57

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj dy të rinjve serbë në afërsi të Shtërpcës.

“Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë sot dhe u uroj shërim të shpejtë. Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.

Ndërkohë rruga për në Shtërpcë është bllokuar, pasi serbët lokalë kanë vendosur barrikadë në fshatin Gotovushe në shenjë revolte ndaj plagosjes së dy të rinjve serbë.

Policia e Kosovës lidhur me këtë rast ka arrestuar një person të dyshuar, të cilit edhe iu ka konfiskuar arma.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të rinj serbë sot pasdite janë plagosur me armë…