Mustafa: Manaj ishte intelektual e veprimtar i devotshëm

23 korrik 2018 | 21:03

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar s veprimtarin e shquar, kryetarin e parë të Degës së LDK-së në Istog, Shaban Manaj, në 18-vjetorin e vrasjes së tij.

Në përvjetorin e Shaban Manajt, Mustafa veçoi kontributin e tij që dha për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

“Shaban Manaj ishte intelektual, veprimtar i devotshëm i cili në kohën më të vështirë për shtetin tonë punoi shumë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriu. Manaj ishte personalitet i veçantë i cili dha shumë për vendin tonë. Do të u jemi përherë mirënjohës burrave si Manaj e shumë të tjerë që në kohërat më të vështira, nuk u dorëzuan asnjëherë dhe punuan për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të pastrehë kanë pësuar lëndime të rënda trupore në…