Ky është mjeku që vdiq sot në Spitalin e Pejës

07 janar 2023 | 18:42

Mjeku specialist, Reshat Emra ka vdekur sot në vendin e tij të punës në Spitalin Rajonal të Pejës.

Lajmin e ka bërë me dije Spitali i Pejës të cilët janë shprehur të tronditur nga vdekja e specialistit Emra.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:

Njoftim mortor!
Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra.
Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar.
Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve.
Në situat të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.
I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra.
Pusho i qetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë,…