​Tri opsione për të zëvendësuar Lewandowskin, Xavi zbulon të preferuarin e tij

08 janar 2023 | 13:41

Atletico Madrid-Barcelona është dueli më i zjarrtë dhe i fortë i javës së 16-të në La Liga.

Dy skuadrat e forta spanjolle, do të përballen sonte mes tyre në “Wanda Metropolitano”, duke filluar nga ora 21:00.

Xavi nuk do ta ketë të gatshëm Robert Lewandowskin për tri ndeshjet e ardhshme për shkak pezullimi.

“Do të përshtatemi. Sigurisht që stili ynë do të ndryshojë disi, por do të sulmojmë dhe do të mbrohemi në të njëjtën kohë. Duam ta fitojmë këtë ndeshje. Kemi Ferran Torres, një sulmues që lëviz shumë, ndërsa Ansu Fati është më shumë pozicional. Ferran çmarkohet mirë dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës. Është një futbollist që bën mirë edhe në lojën pa top. Njerëzit nuk i japin meritat që i takojnë, por ai jep kontribut edhe në fazën mbrojtëse. Ai dhe Ansu Fati mund të luajnë në vendin e Lewandowskit, por kemi edhe opsionin Depay”,  ka thënë trajneri i Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar ka përfunduar protesta në Shtërpcë…