Zidane refuzon postin e trajnerit të ShBA-së

08 janar 2023 | 16:38

Zinedine Zidane hodhi poshtë ofertën për të qenë trajner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç u raportua fillimisht nga “L’Equipe” dhe u konfirmua nga GOAL, SHBA-ja i bëri një ofertë legjendës franceze që ishte tërheqëse, si nga ana personale ashtu edhe sportive, me një pagë të lartë të propozuar dhe me mundësinë për ta drejtuar atë në Kupën e Botës 2026.

Por, Zidane, i cili e ka drejtuar për herë të fundit Real Madridin, thuhet se po qëndron për postin e kombëtares së Francës, edhe pse Didier Deschamps sapo nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2026.

Kontrata e trajnerit aktual ka përfunduar gjatë javës së kaluar, dhe ndërsa është e mundur që ai të kthehet, kombëtarja amerikane po vlerëson të gjitha opsionet. Anthony Hudson u emërua trajner i përkohshëm për kampin ndërkombëtar të janarit, megjithëse nuk ka gjasa të emërohet trajner i përhershëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 14:50 ka ndodhur një aksident trafiku në…