Vdes papritmas ish-futbollisti i njohur

08 janar 2023 | 17:06

Ish-futbollisti i Kamerunit, Modest M’Mbani ka vdekur pas një sulmi në zemër.

M’bami e kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Francë.

Fillimisht, ai luajti në Sedan dhe në vitin 2003 u transferua te PSG-ja, ku fitoi dy Kupa të Francës.

Pas një mosmarrëveshje me parisienët, futbollisti iu bashkua rivalit të përbetuar, Marseillet.

Pas Marseillet, ai u transferua në Almeria të Spanjës, duke e mbyllur karrierën e tij si futbollist në vitin 2015. Vlen të ceket se me Kamerunin ai fitoi Lojërat Olimpike të vitit 2000.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina ka kthyer…