Arrestohet një grua dhe katër burra në Gjakovë

09 janar 2023 | 08:58

Policia ka prangosur në Gjakovë një shtetase të Shqipërisë dhe katër kosovarë nën dyshimet për trafikim të njerëzve.

Gjithashtu është identifikuar edhe një shtetase e Shqipërisë që dyshohet se ishte viktimë e trafikimit.

E dyshuara, shtetasja e Shqipërisë, është dërguar në mbajtje, ndërsa 4 burrat, pas intervistimit, janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

TRAFIKIM ME NJERËZ /OFRIMI I SHËRBIMIT SEKSUAL TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT/Gjakovë 10.06.2022 – 20:00. Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara. E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Haliti nga Podujeva, është bërë viral me një intervistë…