![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/Lajmi-i-Fundit-02.jpg)
Pesë të lënduar në një aksident në fshatin Lëbushë të Deçanit
09 janar 2023
| 10:56
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Gashi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.