Pas problemeve shëndetësore që kaloi para pak kohësh Hailey Bieber ka treguar se u përball edhe me…

09 janar 2023 | 11:33

Së fundmi modelja bukuroshe Hailey Bieber ka treguar se si shëndeti i saj mendor dhe fizik u ndikua nga një mini-infarkt që kaloi vitin e kaluar. Ajo zbuloi në Podcastin “Run-Through With Vogue” të enjten se:

Kam pasur shumë ankth më pas. Unë luftova me PTSD, kisha thjesht frikën se ndoshta do të ndodhte përsëri. Ishte thjesht një ndjenjë që: Nuk dua ta përjetoj më kurrë atë. Ishte aq e frikshme, aq rrëqethëse, aq e çuditshme në çdo mënyrë që mund ta imagjinoni.

26 vjeçarja theksoi se mini-infakti ishte “padyshim gjëja më e frikshme që kam kaluar ndonjëherë”. Tani, Bieber tha se ajo ngadalë po fillon të jetojë përsëri jetën pa menduar se çfarë mund të ndodhë me shëndetin e saj.
Unë shikoj prapa dhe mund të kishte qenë shumë më keq. Shumë gjëra më të këqij mund të kishin ndodhur në atë moment.

Një muaj pasi Bieber u shtrua në spital, ajo zbuloi se duhej t’i nënshtrohej një operacioni në zemër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga aktorët më të njohur dhe më të suksesshëm,…