Shqipe Pantina i bashkohet LDK-së

09 janar 2023 | 12:25

Shqipe Pantina nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije lideri i LDK-së, Lumir Abixhiku, i cili ka thënë se Pantina i bashkohet shtëpisë së tyre politike si një profesioniste me përvojë të shquar në jetën publike.

Shqipe Pantina ka shërbyer për dy mandate si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Para angazhimit politik, ajo ishte pjesë e shoqërisë civile, sikurse dhe konsulente në projekte të ndryshme ndërkombëtare me organizata prestigjioze si USAID, BE, OSBE, NDI, IFES e IREX”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me Prince Balden.…