Kamenicë, bie nga ballkoni 83-vjeçarja dhe vdes

09 janar 2023 | 13:00

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë sot rreth orës 08:35 është njoftuar se një e moshuar në fshatin Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës.

“Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘Vdekje aksidentale’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-i burgosuri politik, Bislim Zogaj, ka vizituar në Hagë ish…