BE-ja paralajmëron pasoja nëse Dodiku vazhdon t’i qëndrojë afër presidentit rus

09 janar 2023 | 14:03

“Në Bashkimin Evropian (BE) nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, ka thënë zëdhënësi i BE-së në një konferencë të rregullt për shtyp.

Stano ka kujtuar se presidenti rus është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm në Ukrainë dhe se civilët ukrainas po vriten dhe po shkatërrohet infrastruktura civile ukrainase.

Presidenti i entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës Republikës Srpska, Milorad Dodik, ndau çmimin me 8 janar për siç është thënë  “kujdesin patriotik dhe dashurinë (e Putinit) për Republikës Srpska”, shkruan “Rel”.

Autoritetet e Republikës Srpska festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i popullit serb, ka miratuar Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës.

Qëllimi ishte që ajo pjesë e Bosnjë-Hercegovinës t’i aneksohej Jugosllavisë, e cila në atë kohë po shpërbëhej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Kur gjykohet një serb gjykatat vendore dhe…