Prelvukaj: Pronarët e supermarketeve po i shërbejnë ekonomisë serbe duke i mashtruar shqiptarët e vuajtur

09 janar 2023 | 19:02

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Genc Prelvukaj ka kritikuar pronarët e supermarketeve në Kosovë të cilët po i vendosin flamujt e shteteve të ndryshme mbi produket serbe duke tentuar t’i mashtrojnë konsumatorët e tyre në këtë rast shqiptarët.

“Shumë prej supermarketeve në vend, kanë filluar të vendosin flamuj austriakë, belgë, kroatë dhe italianë, mbi produktet serbe, të cilat mësa duket kanë filluar të bojkotohen në masë të gjërë”, ka shkruar Prelvukaj.

Postimi i plotë i Prelvukajt:

Shumë prej supermarketeve në vend, kanë filluar të vendosin flamuj austriakë, belgë, kroatë dhe italianë, mbi produktet serbe, të cilat mësa duket kanë filluar të bojkotohen në masë të gjërë.

Shteti duhet të reagojë, pasiqë këta matrapazë jo vetëm që i shërbejnë ekonomisë serbe, por kanë filluar ta gënjejnë shqiptarin e vuajtur, për t’i shitur me mashtrim produktet e atyre që si duan.

Organet shtetërore të cilat e kanë për detyrë inspektimin e tregut dhe mbrojtjën e konsumatorit, duhet të kishin reaguar deri tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka dalë me…