“Shqiptarët janë shumë të suksesshëm”, rrëfimi i rrallë i eskortës në Dubai: Si zhigolo marrim mbi 2 mijë euro ora

09 janar 2023 | 19:38

Enea, një 28-vjeçar italian i cili ushtron profesionin e eskortës ka treguar që ofertat më të larta vijnë nga Dubai.

Sipas tij meshkujt të cilët punojnë zhigolo në Dubai marrin 2 mijë euro në orë.

“Ka kërkesa edhe në Dubai, çmimet janë shumë të larta. Kam njohur disa zhigolo që punojnë vetëm në Dubai, çmimi në orë është mbi 2 mijë euro. Janë italianë ose lindorë”, tha Enea në një intervistë për “Euronews”.

Më tej ai u shpreh se njeh shumë vajza dhe djem shqiptarë të cilët e ushtrojnë këtë profesion. Ai tregoi se shumë prej tyre e marrin në telefon, teksa më tej theksoi se vajzat dhe djemtë shqiptarë janë më të preferuarit pasi janë të kulturuar dhe miqësorë.

“Kam takuar djem dhe vajza shqiptare që bëjnë këtë profesion dhe janë shumë të suksesshëm. Madje, janë shumë të kërkuar në ditët e sotme. Në Itali janë të kërkuar nga kultura dhe mënyra e sjelljes, e veprimit, e veshjes, e ndjekjes së modës. Jeni më miqësorë, arrimi të hapni biseda me të gjithë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fortë ka goditur Indonezinë pak minuta më…