Prokuroria fillon hetimet për plagosjen e 37-vjeçarit mbrëmë në Prishtinë

09 janar 2023 | 20:58

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmë në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht ne një lokal.

Rreth kësaj ngjarje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet, dhe të njëjtit kanë autorizuar policinë për veprimet e nevojshme.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se pas një mosmarrëveshjeje verbale në mes të dëmtuarit dhe të dyshuarve, të fundit kane shtënë në drejtim të të dëmtuarit, me ç’ rast i njëjti ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore me qellim të identifikimit të kryerësve të këtij akti dhe sqarimit të të gjitha rrethanave, derisa rasti është iniciuar “Vrasja ne tentative”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj për Insajderin.

Mbrëmë, Gazeta Nacionale kishte raportuar për plagosjen e 37-vjeçarit, i cili për shkak të lëndimeve ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin tashmë e kthen vëmendjen te deti,…