“Mos bli prodhime serbe”, fushata që po korr sukses

09 janar 2023 | 23:23

Një vit kontabilitetin pa pagesë, kjo është oferta e Fitim Shalës, ndërsa kushti është që biznesi të mos shesë produkte që prodhohen në Serbi. Kjo është vetëm njëra nga iniciativat në kuadër të fushatës “Mos bli prodhime serbe”. Ideatori i fushatës thotë se sidomos pas tensioneve në veri të Kosovës është rritur shumë interesimi për këtë nisme e për bojkot të produkteve serbe. Edhe në marketet në Prishtinë punëtorët thanë se po vërehet bojkoti i produkteve që prodhohen në Serbi.

Fushata e nisur para 15 muajve, po i jep frutet këtë fillim vit. Iniciativa “Mos bli prodhime serbe” është më shumë se kurrë aktive në “Facebook” me mbi 100 mijw anëtarë aktivë.

Thirrja e tyre tashmë ka shfaqur rezultatet në terren, gjë që vërehet edhe në njërin nga marketet në lagjet e Prishtinës.

Ndonëse jo publikisht, njëra nga punëtoret tha se fushata për tw mos blerë produkte të Serbisë, ka ndikuar që t’i zbresin në aksion çmimet e pijeve.

Markete si ky ka me qindra në Kosovë, biznese të cilave Fitim Shala u premton se për një vit do të ua mbajë kontabilitetin pa pagesë. Mirëpo, me kusht që të mos mbajnë e shesin produkte serbe.

Fitim Shala, Kontabilist ka thënë se “Arsye pse e kam zgjedhur këttë formë me kontribu për një vit pa pagesë është se disa biznese kanë ankesa se nëse i zëvendësojnë produktet (produktet serbe) atyre iu zvogëlohet fitimi…Kjo punë veç ka marr hov tash, reklama më e mirë e një biznesi është kjo: këtu nuk shiten produkte të Serbisë”.

E ideatori i kësaj fushate thotë se pas tensioneve të fundit në veri është rritur shumë interesimi për këtë fushatë. Megjithëse thekson se ka edhe keqkuptime e hezitime.

“Të mos mendojnë njerëzit se ne po bëjmë fushatë që t’i promovojmë bizneset tona ose produktet tona. Sepse shumë prej tyre po kanë rezervë se ne po përpiqemi që prodhimet tona të shiten” ka thënë Burim Piraj, prodhues vendor.

Përpos vështirësive në vetëdijesimin e qytetarëve, Piraj thotë se qendrat e mëdha tregtare i diskriminojnë prodhuesit vendorë, si nga çmimi ashtu edhe në hapësirat reklamuese.

“Qendra tregtare marrim shumë të mëdha nga prodhimet vendore, ose nga ato të importuara. Ne jemi të trajtuar në mënyrë të pabarabartë nga qendrat tregtare, dhe në qoftëse flasim për produkte simotra që janë të importuara dhe prodhohen në Kosovë, ato në Kosovë e kanë gati dyfish marzhën më të madhe. Tregtarët mendojnë se prodhuesit vendor kanë fitim enorm të madh edhe i ngarkojnë më marzha shumë të mëdha, ndërsa këta që importojnë paguajnë marrzhë më të vogël”ka thënë ndër të tjera Piraj.

Nga ata që takuam në dyert e marketeve, shumica deklaruan se nuk konsumojnë e bëjnë thirrje të mos blihen produkte nga Serbia.

Bashkim Peci, banor i Mitrovicës ka thënë se: “Më shumë blej produkte të Serbisë..”

Poashtu edhe Agim Pajaziti, nga Mitrovica ka thënë se:”Kurrë nuk blej produkte të Serbisë..”

“Së pari me i përdorë produktet vendore, nëse s’kemi produkte të mjaftueshme vendore prej të gjithëve duhet më marrë po, prej Serbisë jo, se këta po i akuzojnë jo doganën, jo Qeverinë, t’i duhesh me i akuzuar mas pari vetveten që t’i s’ki vetëdije kombëtare” ka cituar Hajdar Pasha, banor i Prishtinës.

Përkundër kësaj, në vitin e kaluar kosovarët kanë konsumuar mallra nga Serbia në vlerë mbi 400 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një oqean i ri po formohet, ja cili është kontinenti…