Basha tallet me çmimin e vezëve dhe grevat

10 janar 2023 | 08:06

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shpeshherë bën deklarata të çuditshme.

E tillë ishte kjo e fundit, e shkruar nga ai pas mesnate.

Kësaj radhe ligjvënësi i pushtetit gjeti një formë tallëse për ngritjen e çmimit të vezëve në Kosovë, duke bërë një krahasim me grevat,

Për më tepër Basha gjen kohë t’i nënçmojë qytetarët edhe për çmimet e larta që po i përjetojnë në këtë kohë inflacioni.

“Çmimi i vezëve qenka rritë si me pas hi pulat n’grevë”, ishte fjalia e shkurtër e shkruar nga Basha në orët e vona përmes Twitterit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme…