![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/erdogan.jpg)
Erdogani flet për tensionet Kosovë – Serbi, tregon për angazhimin e Turqisë në këtë mes
10 janar 2023
| 08:10
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, Erdogan gjithashtu tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnje e Hercegovinë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.
“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnje e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdogani.