I kishte ngecur në gjoks granata e pashpërthyer, mjekët ia heqin

10 janar 2023 | 08:13

Mjekët ukrainas kanë arritur të përfundojnë me sukses një ndërhyrje kirurgjike, duke ia nxjerrë një ushtari të Kievit një granatë të pashpërthyer që i kishte ngecur në gjoks.

Këtë lajm e bëri të ditur zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes, i cili publikoi pamjet nga rëntgenografia e ushtarit ukrainas.

Ai u hoq në prani të dy xhenierëve të cilët siguruan sigurinë e personelit mjekësor.

Granata i është hequr në prezencë të dy ekspertëve të deminimit, nga frika se mund të vie deri te shpërthimi i saj.

Në anën tjetër, nga spitali ushtarak në Kiev është bërë e ditur se ushtari po rimerr veten dhe se operacioni ka përfunduar me sukses.

Sipas mjekëve, gjendja e ushtarit çdo ditë e më shumë rëndohej, dhe njëkohësisht rrezikohej nga shpërthimi i granatës së ngecur në gjoks. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Turqia ka…