Publikohen mesazhe tronditëse, Tate i kërcënonte vajzat e trafikuara

10 janar 2023 | 08:32

Pas arrestimit të Andrew Tate nën akuzën e trafikut të vajzave dhe shfrytëzimit për materiale pornografike, mediat kanë publikuar disa mesazhe nga Whatsapp-i i influencuesit.

Sipas mesazheve të publikuara, pretendohet se Andrew Tate ka kërcënuar një prej vajzave që të mos dilte nga shtëpia e tij në Rumani e pashoqëruar.

Në një prej mesazheve të publikuara, një prej vajzave i lutej Andrew Tate që të largohej, ndërsa ky i fundit shkruan se ajo duhet të dalë e shoqëruar nga punonjësit e tij më të besuar.

Vajza (e paidentifikuar): Pse je kaq i ftohtë me mua?

Tate: Të thash që të mos dalësh nga shtëpia pa më thënë mua. As në qendër tregtare, as në market, në asnjë vend nuk do shkosh që sot e tutje pa më lajmëruar.

Vajza: Të thashë që dua të dal e vetme.

Tate: Ky është paralajmërimi i fundit.

Ndërsa në një mesazh tjetër të publikuar, një tjetër vajzë e pyet Andrew Tate nëse ai e drejton “aktivitetin” në Rumani, teksa ai e pohon.

Vajza: Kam dëgjuar se ti e drejton biznesin e Only Fans dhe reklamimit të vajzave në TikTok?

Tate: Tristani (vëllai) dhe Georgiana (punonjëse) e menaxhojnë këtë biznes, por unë i drejtoj ata.

Andrew dhe Tristan Tate u arrestuan muajin e kaluar në Rumani pasi akuzohen për trafikimin dhe shfrytëzimin e vajzave të reja për publikimin e materialeve pornografike.

Ata janë ende në paraburgim teksa autoritetet rumune vijojnë hetimin për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mes të Tiranës Lola është një zonjë rreth të…