Zgjedhjet e 5 marsit, ‘Jehona e Malësisë’ fton shqiptarët ta votojnë sërish Nik Gjeloshajn për kryetar të Tuzit

10 janar 2023 | 11:14

Më 5 mars të këtij viti do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Komunës së Tuzit në Mal të Zi.

Organizata “Jehona e Malësisë” u ka bërë thirrje qytetarëve të Tuzit që të dalin në këto zgjedhje dhe ta përkrahin sërish Nik Gjeloshajn për ta drejtuar edhe për një mandat këtë komunë.

“Komuna e Malësisë në krye me zotin Nik Gjeloshaj ka bërë një punë fantastike gjatë këtyre 4 viteve duke e zhvilluar dhe avancuar Malësinë si nga ana ekonomike, infrastrukturore, kulturore dhe kombëtare. Dhe, çka është vitale, tani në komunë flitet shqip, në dallim nga koha e errët e pushtetit të mëparshëm kur neve nga diaspora na duhej që me përkthyes të shkonim për të kryer ndonjë nevojë të thjeshtë në Komunë. Prandaj, e dashur diasporë, le ta mbajmë amanetin e të parëve tonë, t’i ja shtrijmë dorën vendlindjes sonë, le t’i ja shtrojmë dorën identitetit dhe pragut të shtëpisë sonë”, është thënë në njoftimin “Jehona e Malësisë”.

Njoftimi i plotë:

Të dashur bashkëkombës,

Malësia gjendet përballë një sfide të re në aspektin e zgjedhjeve të ardhshme lokale të 5 marsit. Armiku ynë veçse e ka filluar fushatën e pistë kundër shqiptarëve dhe po tenton të shlyej historinë tonë të lavdishme, përgjigja jonë më ë mirë është shkuarja masive në zgjedhje në Malësi, ashtu siç kemi bërë para 4 viteve.

Ata edhe para 4 viteve na kanë nënvlerësuar duke na etiketuar me terme pezhorative.

Por, le t’u tregojmë atyre se dashuria jonë për atdheun është shumë më e madhe se urrejtja e tyre dhe afiniteti i tyre për shërbimet sekrete dhe presionet institucionale. Siç thoshte Sami Frashëri: “Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë”, prandaj nuk ka top as nuk ka kala që mund ta pengojë shkuarjen tonë në Malësi dhe fitoren e shqiptarëve. Është përgjegjësi e jona dhe obligim moral dhe kombëtar që në numra shumëfishor të shkojmë në atdhe, në tokën ku kemi lindur, në tokën e prindërve tanë, në shtëpinë tonë që të votojmë vetveten dhe identitetin tonë – Forumin shqiptar.

Le të mbështesim dhe suportojmë gjakun tonë, vëllezërit dhe motrat tona në Malësi, në mënyrë që t’i nxisim brezat e rinj që të punojnë për çështjen kombëtare dhe të vazhdojnë misionin e shenjtë patriotik të At Gjergj Fishtës dhe Hafiz Ali Korçës.

Që nga dita e parë që shqiptarët e morën drejtimin e administratës lokale, Malësia ka përparuar në çdo aspekt dhe në çdo fushë. Malësia prapë frymon shqip, punon dhe mendon shqip.

Komuna e Malësisë në krye me zotin Nik Gjeloshaj ka bërë një punë fantastike gjatë këtyre 4 viteve duke e zhvilluar dhe avancuar Malësinë si nga ana ekonomike, infrastrukturore, kulturore dhe kombëtare. Dhe, çka është vitale, tani në komunë flitet shqip, në dallim nga koha e errët e pushtetit të mëparshëm kur neve nga diaspora na duhej që me përkthyes të shkonim për të kryer ndonjë nevojë të thjeshtë në Komunë. Prandaj, e dashur diasporë, le ta mbajmë amanetin e të parëve tonë, t’i ja shtrijmë dorën vendlindjes sonë, le t’i ja shtrojmë dorën identitetit dhe pragut të shtëpisë sonë.

Siç thoshte i madhi Faik Konica: “Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”, prandaj ejani që më 5 mars të gëzojmë dhe të festojmë të gjithë së bashku me fitoren e Forumit shqiptar, duke e vulosur, një herë e përgjithmonë se Malësia ka qenë, është dhe do je jetë vetëm shqiptare!

Ju thërret gjaku i të parëve, besa dhe ideali dëshmorëve, e ardhmja e fëmijëve tonë dhe krenaria e malësorëve që sakrifikuan shumë për flamur dhe atdhe!

I huaji do të bëhet Zot në shtëpinë tonë, dhe gjaku i gjithë atyre që u flijuan që Malësia të mbetët shqiptare ju obligon që të sakrifikoni dhe me çdo kusht mbani amanetin e tyre!

“Më mirë me dekë nën dhe’ m’u kja, se për t’gjallë me mbetë nën shkja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Al-Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet. Synimi i radhës…