Halleri: Tifozët janë motivi im

10 janar 2023 | 11:21

Sebastien Haller është rikthyer në stërvitje me ekipin e Borussia Dortmund. Sulmuesi u diagnostifikua me tumor në testikuj para disa muajsh, duke u përballur kështu me një sfidë mjaft të madhe, të cilën 28-vjeçari e fitoi.

“Tani kuptoj se ajo që kam kaluar në muajt e fundit më ka bërë të kuptoj shumë gjëra. Kam kaluar momente vërtet të vështira, sidomos kur takoja edhe njerëz të tjerë në spital të cilët në atë moment ishin më mirë se unë. Kjo më jepte shpresë për të ardhmen dhe flisja me njerëz që kishin të njëjtën sëmundje si unë. Secili kishte problemin e tij, por shkëmbenim shumë këshilla të vlefshme. Që nga momenti i parë objekti im ishte të rikthehesha në fushë dhe të luaja sërish para ‘Murit të Verdhë’. Tifozët janë motivi për të cilin çdo lojtar zbret në fushë dhe kur kjo të ndodhë, dua të jem gati”, ka shkruar Halleri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Hugo Lloris ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Argjentinës…