Denveri ruan kreun në Perëndimin, Bostoni kryeson në Lindje

10 janar 2023 | 11:29

Denver Nuggets mbron kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 122-109 ndaj Lakersave, që ndalen pas pesë fitoresh radhazi. Mungesat e James dhe Davis ndikuan për Lakersat, ndërkohë që për Denverin u dallua Murray me 34 pikë.

Ritmin e Denverit ruan edhe Memphisin, që mundi me rezultat 121-113 San Antonio, sfidë ku u dallua Tyus Jones me 24 pikë.

Në Lindje, vijon të dominojë skuadra e Bostonit, që mundi me rezultat 107-99 Chicagon, ndeshje me rivalitet. Tatum me 32 pikë bëri diferencën në fushë, mbështetur edhe nga Williams me 20 pikë. Rikthehet te fitorja Milwaukee, që mundi New York (111-107), ndeshje ku u dallua Giannis me 22 pikë e 10 rebound, ndërsa Sacramenton, falë 30 pikëve të Barnes mundi Orlandon (136-111).

Rezultatet

Washington – New Orleans  112-132
Boston – Chicago                     107-99
New York – Milwaukee           107-111
Memphis – San Antonio         121-113
Denver – Lakers                       122-109
Sacramento – Orlando            136-111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në Prishtinë. Një…