Davis, MVP i javës së 17-të

10 janar 2023 | 13:13

Në xhiron e 17-të u zhvilluan disa ndeshje interesante, ku derbin e fitoi Golden Eagle Ylli ndaj Pejës në udhëtim. Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Rashun Davis me 24 pikë, tri kërcime e shtatë asistime.

Ai ishte i saktë 3/5 për tri pikë, 6/7 për dy pikë dhe 3/5 nga gjuajtje e lira. Rashun ishte basketbollisti më i mirë i ndeshjes dhe i kësaj xhiro. Trepça shënoi fitore të pritur në udhëtim ndaj Rahovecit, ku u dallua qendra Andrew Gordon me 22 pikë, 12 kërcime dhe një asistim, si dhe Mikaile Tmusiq me 13 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime. Dustin Thomas sërish u dallua te Sigal Prishtina, që mundi Vëllaznimin. Thomas ndaj kuqezinjve kishte 25 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Ndërkohë, derbin prizrenas e fitoi Bashkimi, ku më i miri në parket, sidomos në momentet vendimtare ishte Fisnik Rugova me 19 pikë e gjashtë kërcime, duke hyrë në top 5 të kësaj jave.

Top pesëshja

Rashun Davis (Golden Eagle Ylli) 24 pikë, 3 kërcime, 7 asistime
Andrew Gordon (Trepça) 22 pikë, 12 kërcime, 1 asistim
Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 25 pikë, 4 kërcime, 2 asistime
Fisnik Rugova (Bashkimi) 19 pikë, 6 kërcime
Mikaile Tmusiq (Trepça) 13 pikë, 9 kërcime, 3 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Niclas Fullkrug është kthyer në një personazh te heshtur në…