Dreshaj: Kushtetuesja i jep të drejtë nismës tonë për largimin e kushtit diskriminues ndaj pensionistëve 

10 janar 2023 | 13:40

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për media lidhur me skemën pensionale dhe padrejtësitë që janë duke iu bërë pensionistëve.

Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se është e pandershme që të punosh 14 vjet e 11 muaj para vitit 1999, dhe të llogaritet sikurse nuk ke dhënë kontribut fare.

Dreshaj ka thënë se kërkesa e AAK-së është që të largohet ky kushtëzim, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve ’90-ta.

“Është e pandershme që të punosh 14 vjet e 11 muaj para vitit 1999, dhe të llogaritet sikurse nuk ke dhënë kontribut fare. Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve ’90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm Njëkohësisht, kërkojmë që të respektohet periudha kohore maksimalisht prej 6 muaj e shprehur në këtë vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhënë Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e nenit 8 të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim”, ka thënë Dreshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Metacritic, një faqe interneti që grumbullon komente të filmave, shfaqjeve…