Krasniqi pret në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari

10 janar 2023 | 14:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherësh kryetar i komunës së Gostivarit.

Në këtë takim Krasniqi dhe Taravari diskutuan për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.

“Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve. PDK-ja mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore”, ka thënë Krasniqi pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë shfaqur pamjet të cilat thuhet se tregojnë të dashurën…