![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/policia.jpg)
Burri në Drenas e rrahu gruan veç pse s’deshi të shkojë te mjeku
10 janar 2023
| 14:51
Një rast i rrallë ka ndodhur gjatë së dielës në Drenas rreth orës 21:00
Burri e ka rrahur gruan vetëm pse ajo nuk ka dashur të shkojë te mjeku.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se pas intervistimit nga prokurori i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.