Thaçi: Partitë parlamentare po vonohen për dialogun me Serbinë

24 korrik 2018 | 12:00

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kuvendi i Kosovës dhe partitë parlamentare janë duke u vonuar në marrjen e përgjegjësive sa i përket participimit në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi në një konferencë për medie, ka kërkuar nga partitë politike parlamentare që të marrin përgjegjësi në raport me dialogun.

“Gjithmonë kam kërkuar që Kuvendi i Kosovës të jetë i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë proces. Partitë parlamentare që t’i marrin përgjegjësit. Me vjen keq që Kuvendi dhe partitë janë duke u vonuar”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë
do të bëhet nëpërmjet njohjes reciproke.

Presidenti Thaçi ka thënë se përmbylljes se procesit të dialogut i kanë mbetur edhe 4 -6 muaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e…