Policia arreston një person për vjedhje të rënda në Podujevë

11 janar 2023 | 11:12

Mbrëmë nga zyrtarët policorë të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë.

Personi i dyshuar, i cili dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali, ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1 250 euro, është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë.

Personi i dyshuar A.H, mashkull, 37 vjeç, është dërguar në mbajtje.

I njëjti për veprën vjedhje e rëndë dhe disa vjedhje të tjera ku dyshohet të jetë i përfshirë, do të intervistohet sot për shkak se pas bërjes së testit, mbrëmë ka rezultuar i dehur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se kryeministri Albin…